Shilegov: Ministri i OBRM-PDUKM-së u takua me kongresmenin që “ndanë” Maqedoninë

Maqedonia

Shilegov: Ministri i OBRM-PDUKM-së u takua me kongresmenin që “ndanë” Maqedoninë

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 18:37
Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, sot vlerësoi se është e palejueshme që pas takimeve të ministrit të mbrojtjes, Zotan Jolevski në SHBA të dalin deklarata se Maqedonia gjoja do të shpërbëhet. Shilegov kërkoi që Jolevski të sqarojë se çka ka biseduar me kongresistin Dan Rohrbacher.

“Ministri i OBRM-PDUKM-së Zoran Jolevski duhet të shpjegojë se çfarë u fol në takimin që e kishte me Dejna Rohrabaher. A ka qenë ai takim për shkak të deklaratave kontroverse të tij për shpërbërjen dhe ndarjen e Maqedonisë? Ministri i mbrojtjes është i obliguar që të japë përgjigje se me kë tjetër është takuar Jolevski. A kanë qenë takimet zyrtare ose private, dhe a duhet opinioni i Maqedonisë të presë edhe ndonjë deklaratë kontroverse si rezultat i takimeve të Jolevskit?”, deklaroi Petre Shilegov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat