Nuredini: BDI ka fituar miliona duke shkelur gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

Maqedonia

Nuredini: BDI ka fituar miliona duke shkelur gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

Nga: A.M. Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 18:44
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Azbi Nuredini

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Azbi Nuredini ka reaguar përmes një statusi në Facebook për festimin e Bashkimit Demokratikë të Integrimit me rastin e fillimit të luftës në vitin 2001.

Në reagimin e Nuredinit thuhet se BDI shkeli mbi gjakun e dëshmorëve, gjymtyrët e invalidëve dhe se me këtë gjak kjo parti krijoi milionerët e tyre.

“Sot BDI festuan fillimin e luftës 2001-shit duke na kujtuar se Shqiptarët i "fituan" të gjitha të drejtat me gjak!

Faktet flasin se djemt e UÇK-së bashk me Shqiptarët dhanë gjakun, gjymtyrët dhe djersën për tu bë Shqiptarët të barabartë në këtë shtet, por nuk i gëzuan këta të drejta sepse BDI shkeli mbi gjakun e dëshmorëve, gjymtyrët e invalidëve dhe mundin e veteranëve duke shkel mbi:

- ligjin për UÇK-në

-gjuhën shqipe e cila ende nuk është e barabartë me maqedonishten

-përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në administrat me vetëm 13.6%

-buxhetin e shtetit i cili 99% harxhohet në vendbanime jo shqiptare

Me gjakun e shqiptarëve BDI krijoi milionerat në partinë e vet, pengoi dhe nuk realizoi të drejtat e Shqiptarëve!”, ka shkruar Azbi Nuredini në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat