Ahmeti fillon të publikojë “bomba”, frikësohen opozita maqedonase, shqiptare dhe VMRO-ja

Maqedonia

Ahmeti fillon të publikojë “bomba”, frikësohen opozita maqedonase, shqiptare dhe VMRO-ja

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 19:02
Ahmeti

Reagimi ndaj ish deputetit dhe ambasadorit të LSDM-së, Gjorgje Spasov, konsiderohet si “bomba” e parë e publikuar nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Ahmeti përmes kësaj bombe ka paralajmëruar se detajet deri tani të pazbuluara për Spasovin, janë vetëm fillim i publikimit të vërtetës, transmeton Gazeta Lajm. Publikimi i kësaj “bombe” dhe paralajmërimi se do të ketë edhe “bomba” tjera ka futur frikë te partitë opozitare maqedonase dhe shqiptare, por edhe në radhët e VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe lideri i BDI-së Ali Ahmeti i çoi selam ish ministrit të LSDM -së Gjorgji Spasovit ku ai ditë më parë e ofendoi rëndë liderin e shqiptarëve.

Më 10-11 maj 2003, organizata PER (Project on Ethnic Relations) organizoi një konferencë për gjashtë mujorin e parë e të koalicionit ndëretnik në Maqedoni, duke ftuar përfaqësues të partive politike si dhe të komunitetit ndërkombëtar në Mavrovë.

Ndër të tjerët isha i ftuar dhe unë, ndërsa më bëri përshtypje një koment i Kryetarit të PER z. Allen Kassof për njërin nga të ftuarit tjerë gjatë darkës njohëse midis mysafirëve.

Kassof i tha këtij deputeti asokohe që e njeh dhe që janë takuar më pare, por deputetit të apostrofuar nuk i kujtohej ky takim edhepse ngjyra e fytyrës së tij ndryshoi dhe u vë në siklet.

Para të pranishmëve, z. Kassof tha se këtë person e kishte parë gjatë një takimi të pakëndshëm me Sllobodan Milloshevicin në Beograd dhe se nuk do ta harronte asnjëherë atë fytyrë të këtij ish deputeti maqedonas, njofton TetovaSot.

Pas atij takimi, mysafirët ndërkombëtar e kishin pyetur për rrugën drejt hotelit, por deputeti në fjalë i kishte mashtruar duke i dërguar në drejtim të kopshtitzoologjik dhe egërsirave.

Kassof i tha që kurrë përjetë nuk e harroj fytyrën tëndë për arsye të tmerrit që na shkaktove nga klithmat e egërrsirave dhe mashtrimin që na bërë.

Ky mashtrues, bashkëpunëtor dhe bashkëmendimtar i Sllobodan Millosheviçit, ishte pikërisht Gjorgji Spasov që sot na paraqitet nën petkun e intelektualit të moderuar dhe përpiqet që me ofendime nga më të ulëta, pa pikë edukatë njerëzore dhe familjare, ta ndikon opinionin publik ose edhe të bëhët “interesant” si një adoleshent i vonuar të cilit i ka ikur treni edhe shoqëror edhe politik.

Solla këtë rëfim të nderuar miq sepse e vërteta ka nisur rrugën e vet dhe duhet të del në shesh, për gjithësecilin prej nesh dhe në veçanti për këta mashtrues ordiner dhe profiter të imtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat