Gruevski: Dy herë në javë Maqedonia mori mirënjohje për politikat ekonomike

Maqedonia

Gruevski: Dy herë në javë Maqedonia mori mirënjohje për politikat ekonomike

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 22:33
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski përmes profilit të tij në Facebook është shprehur i kënaqur me rezultatet e fundit nga raporti i fondacionit Heritage, ku Maqedonia është vendosur në vendin e 31 për liri ekonomike nga gjithsej 186 vende. Gruevski shkruan se kur bëhet fjalë për rezultate, ata janë të pandryshueshme.

“Çdoherë kur punohet, rezultatet janë të pandryshueshme. Për të dytën herë gjatë kësaj jave Maqedonia merr mirënjohje për politikat ekonomike të cilat i zbaton – e para nga Komisioni Evropian, ndërsa sot edhe nga prestigjiozja Heritage dhe “Wall Stret Journal” të cilët Maqedoninë e vendosin në vendin e 31-të nga 186 vende të botës”, shkruan mes tjerash Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat