Aliti: BESA të thirr tryezën mes partive. Të mos i bishtnojë përgjegjësisë

Maqedonia

Aliti: BESA të thirr tryezën mes partive. Të mos i bishtnojë përgjegjësisë

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 23:32
Nora Aliti

Organizimi i tryezës së përbashkët të partive shqiptare është shndërruar në njërën nga pikat më të nxehta të platformës shqiptare. BDI-ja këmbëngul se radhën për thirrjen e tryezës e ka Lëvizja Besa. Kjo e fundit shprehet e prerë se në kohën kur ende nuk është formuar shumica parlamentare, thirrja e tryezës është e panevojshme.

Madje, BDI-ja e ka akuzuar lëvizjen Besa se i shmanget përgjegjësisë duke mos thirrur tryezën. Madje nga partia e Ahmetit kushtëzuan lëvizjen BESA me inicimin e një takimi të liderëve shqiptarë në mënyrë që të mund t’ia prezantojnë materialet e pranuara nga LSDM-ja.

“Takimi i përbashkët u mbajt një me ftesë të BDI-së dhe në bazë të deklaratës i takon partisë së dytë për nga numri i mandatave për ta bërë një ftesë të tillë. Ne për momentin inkurajojmë lëvizjen Besa që ta ftojë tryezën që të mund ta paraqesim, lëvizja Besa të mos i bishtojë përgjegjësisë”, ka thënë Nora Aliti e BDI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat