Maqedonia organizatore e Samitit global të grave lidere “GWLS 2017”

Maqedonia

Maqedonia organizatore e Samitit global të grave lidere “GWLS 2017”

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 09:53
Ilustrim

Mbi 40 gra lidere eminente në rolin e panelisteve dhe mbi 300 pjesëmarrës nga pesë kontinente, krijues të politikave publike, diplomatë, përfaqësues të elitës korporative, gazetarisë,…, do të jenë pjesë e Samitit global të grave lidere (Global women leaders summit – GWLS 2017) që do të mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Samiti është i fokusuar në tema aktuale nga disa sfera, por në të do të promovohen edhe Platforma globale të grave lidere nga sektori publik dhe privat në të cilin për herë të parë janë përfshirë edhe gratë lidere nga Maqedonia.

Promovimin e organizon Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) në bashkëpunim me Shoqatën e grave afariste dhe Organizatën afariste botërore Maqedoni.

“Platforma globale e grave lidere funksionon në drejtim të këmbimit të përvojave, krijimit të politikave publike dhe harmonizim me trendet globale. I bashkon gratë lidere botërore nga pesë kontinente nga sfera të ndryshme, politika, ekonomia, diplomacia, sipërmarrësia, gazetaria. Qëllimi i pjesëmarrjes tonë është harmonizimi i Maqedonisë me trendet globale dhe pranim të mundësive që gruaja të jetë lidere, në pozitën siç është presidenti i shtetit ose kryetari i qeverisë”, thonë nga LOE.

Ideja e Platformës është realizimi i dialogut ndërkombëtar për avancim të lidershipit të grave dhe krijim të politikave strategjike për zhvillim ekonomik që nënkupton edhe zhvillim të karrierës, partneritet global, si dhe bartje të dijeve dhe përvojave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat