Jovanovski: Unë nuk thërras në luftë

Maqedonia

Jovanovski: Unë nuk thërras në luftë

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 10:10
Aktori maqedonas Vlado Jovanovski

Aktori maqedonas Vlado Jovanovski, i cili kishte deklaruar se nëse pranohet gjuha shqipe si gjuhë zyrtare atëherë do të fillojë lufta dhe për këtë deklaratë u kërcënua se mund të humbë punën në TV Telma, duke zbutur tonet ka thënë se ai nuk thërret në luftë por janë të tjerët ata që po e bien punën deri aty.

“Të gjithë dëgjuam se si Zoran Zaev tha se LSDM  ka pranuar të gjitha kushtet nga platform shqiptare. Unë vetëm shpreh shqetësimin se situate në të cilën kemi arritur është se të tjerët po thërrasin në luftë”, tha Jovanovski.

Ai shtoi se një kongresmen amerikan tha se angazhohet për ndarje të maqedonisë në mënyrë etnike ndërmjet dy shteteve.

Jovanovski pyet se a ka dikush me mendje të shëndoshë që mendon se kjo mund të kalojë pa luftë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat