Gjykata Penale: Katica ka shkelur ligjin

Maqedonia

Gjykata Penale: Katica ka shkelur ligjin

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 17:46
Katica Janeva

Gjykatësja Aleksandra Pop Stefanova e ka shpall të paligjshëm kontrollin e Prokurorisë Speciale në shtëpinë e shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Goran Grujovskit, pasi që kjo kontrollë ishte bërë pa praninë e tij.

Ajo këtë vendim e ka marrë më 1 shkurt. Joligjore ka qenë fakti që Specialja ka hyrë në shtëpinë e Grujevskit, derisa ai ka qenë në paraburgim. Ekipi i Katica Janevës tashmë e ka ankimuar këtë vendim të gjyqtares.

Në 30 mars të vitit të kaluar shefi i drejtorisë së pestë u paraburgos 30 ditë, si i dyshuar i parë në rastin “Fortesa”. Gjykata atëherë e pranoi kërkesën për paraburgim të Speciales, për shkak të dyshimit për shkatërrim të pajisjeve në policinë sekrete. Por vetëm dy ditë më pas ai doli nga paraburgimi dhe gjykata ia zëvendësoi masën me arrest shtëpiak. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat