Dashurije Ismailoska nga fshati Peshtalef i Komunës së Dollnenit ( Prilep ), vuante nga sëmundja SKOLIOZA dhe familja kërkonte ndihmë për shërimin e vajzës.
Edhe për kundër ndihmës dhe përpjekjeve të familjes për ta shëruar duke e dërguar nëpër spitale të ndryshme nëpër botë, Dashurija 18 vjeçare humbi betejën me sëmundjen dhe është ndarë nga jeta.
Lajmin e bënë të ditur nëna e saj me një mesazh të ndjerë dhe faleminderim për të gjithë ata që e ndihmuan deri në këtë kohë.
“Të nderuar vëllezër dhe motra ju faleminderit të gjithve që na ndihmuat. Me ndihmat e juaja e dërgova kudo, por ju lutem bëjani hallall. Vajza ime ndroi jetë në moshën 18 vjeçare” shkruhet në njoftimin e nënës së 18 vjeçares.