Sela: Propozimet e LSDM-së për gjuhën shqipe janë të papranueshme

Maqedonia

Sela: Propozimet e LSDM-së për gjuhën shqipe janë të papranueshme

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 21:27
Kryetari i LR-PDSH-së Zijadin Sela

Për kryetarin e LR-PDSH-së Zijadin Sela, propozimet e LSDM-së për gjuhën shqipe janë të papranueshme.

Kryetari i LR-PDSH-së nuk zbulon se çfarë propozimesh janë dhënë, por shton se partia e tij mbetet në kërkesën e zyrtarizimit të plotë të gjuhës shqipe.

Këtë e tha Sela sonte para fillimit të mbledhjes së kryesisë qendrore të LR-PDSH-së, ndërkaq bëri të ditur se do të propozojnë zyrtarizim të gjuhës shqipe në të gjitha institucionet shtetërore.

Sela ka bërë të ditur se nesër, me nismë të Aleancës për Shqiptarët, do të mbahet takim i përbahskët i partive politike shqiptare ku do të diskutohet për të gjitha mundësitë e formimit të qeverisë. Takimi do të mbahet në Shkup në ora 13.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat