Kërkohet demokratizimi i OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Kërkohet demokratizimi i OBRM-PDUKM-së

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 00:01
OBRM-PDUKM

A1on bën të ditur se një Nismë e brendshme për modernizimin dhe demokratizimin e OBRM-PDUKM-së ka lëshuar një manifest përmes të cilit bëhet thirrje për modernizim dhe demokratizim të kësaj partie politike.

Kjo nismë thotë se zgjidhjen e problemeve e shohin brenda kësaj partie politike dhe se stabilizimi i partisë do të kontribuojë në stabilizimin e Maqedonisë.

Për këtë qëllim, nisma bën thirrje për:

1. Modernizim dhe demokratizim të strukturave dhe organeve të OBRM-PDUKM-së

2. Përmirësim të moralit dhe sjelljes etike përmes respektimit të vlerave themelore të OBRM-së

3. Dekriminalizim të shoqërisë

4. Zgjidhje të të gjitha çështjeve të hapura në shoqëri sipas parimit të të drejtave individuale dhe përgjegjësisë

Sipas nismës, demokratizimi i partisë garanton edhe demokratizim të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat