Xhezair Shaqiri: Beteja e fundit politike e Ali Ahmetit është për ta mbrojtur prapanicën e tij

Maqedonia

Xhezair Shaqiri: Beteja e fundit politike e Ali Ahmetit është për ta mbrojtur prapanicën e tij

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 00:40
ilustrim

Xhezair Shaqiri ose ish Komandant Hoxha shkruan se interesi i vetëm i Ali Ahmetit dhe VMRO-DPMNE-së është se si ta shpëtojnë prapanicën e tyre, transmeton Tetova1.

“Sikur LSDM-ja t`i pranon të gjitha kërkesat e BDI-së, Ali Ahmeti do ta refuzon ofertën.

Ali Ahmeti as që e qan kokën për nevojat e shqiptarëve që sa më shpejtë të formohet qeveria e re me ndryshime.

Sa e njoh Ali Kjametin është intrigant i hatashëm dhe do ta zgjat krizën në modelin belg që të mos ketë qeveri të re dhe ndërkohë të qeverisë me VMRO-në deri në zgjedhje të reja me shpresë se do të fiton VMRO dhe BDI për t`i ikur burgut.

VMRO-BDI janë marr vesh gjithmonë shumë mirë me marrëveshje pa shkrim, për tendera, kriminalitet, vrasje dhe ndarje të femrave. Tani presin ndryshime pa VMRO-në?! Ky horr bën manevrime intrigante që sa më gjatë të zgjatë kriza me fjalë pompoze patriotike me të vetmin qëllim si ta pështon prapanicën e tij dhe VMRO-në e jo dertet e qytetarëve”, shkroi ndërmjet tjerash Xhezair Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat