Lëvizja BESA nuk shkon në takimin e partive nënshkruese të Platformës

Maqedonia

Lëvizja BESA nuk shkon në takimin e partive nënshkruese të Platformës

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 11:52
ilustrim

Lëvizja BESA sot nuk do të marrë pjesë në takimin e partive politike nënshkruese të Platformës, të thirrur nga Aleanca për Shqiptarët.

“Nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Aleanca për Shqiptarët, megjithatë do të mbajmë një mbledhje me kryesinë e partisë dhe pastaj do të dalim me deklaratë publike”, kështu përgjigjet për Portalb deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në pyetjen se a do të merr pjesë Lëvizja.

Takimi është caktuar në hotelin “Arka” të Shkupit, ndërkaq ashtu siç njoftuan dje nga BDI, Ali Ahmeti do të merr pjesë në këtë takim, të ftuar nga, Aleanca për Shqiptarët.

Të enjten, BDI-ja i ktheu LSDM-së draft/ligjin për shqipen, bashkëngjitur me mendimin e saj rreth disa çështjeve thelbësore që kanë të bëjnë me statusin, zbatimin si dhe harmonizimin e tij me Kushtetutën.

Nga ana tjetër propozimet e LSDM-së për përdorimin e gjuhës shqipe, nuk janë të pranueshme për Selën. Kryetari i LR-PDSH nuk deshi të zbardh se për çfarë propozimesh bëhet fjalë, duke shtuar se partia e tij ngel në qëndrimin për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe.

Përndryshe ky është takimi i dytë i partive të bllokut shqiptar, pas atij të thirrur nga BDI, ku edhe në atë nuk mori pjesë Lëvizja BESA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat