Ibrahimi: Askush nuk do të dëmtohet nga transferimi në shtyllën e dytë pensionale

Maqedonia

Ibrahimi: Askush nuk do të dëmtohet nga transferimi në shtyllën e dytë pensionale

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 16:00
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, thotë se askush nga qytetarët të cilët janë transferuar nga shtylla e parë pensionale në të dytën dhe në atë mënyrë kanë pasur dëme financiare nuk do të mbetet i dëmtuar, edhe pse siç potencon, materiali është kompleks dhe kërkon më shumë kohë që të dilet me të dhëna të sakta dhe zgjidhje konkrete.

“Bëhet fjalë për material mjaft kompeks. Tani punojmë në kryqëzimin e të dhënave. Atje ku kemi përputhje do të thotë këtu është e lehtë, zgjidhëse, megjithatë atje ku kemi diversitet të të dhënave, për shembull ato të cilat janë nga Fondi për shoqëri pensionale dhe MAPAS, këtu veçmë duhet të punojmë në çdo rast veç e veç. Megjithatë edhe te këto kryqëzime çdo person, i cili realizon pension i cili ka hyrë në shtyllën e dytë është tregim i veçantë. Nëse është, për shembull, shfrytëzues i stazhit të beneficuar, sepse nëse është shfrytëzues i stazhit të beneficuar ende më kompeks është rasti, do të thotë duhet të llogaritet nëse është person i ARM-së, nëse është minator, nëse është shofer, sepse secili ka prej 12 në 15 muaj stazh të beneficuar dhe çdo rast veç e veç”, deklaroi Ibrahimi.

Prej kur u paraqit një numër i caktuar i qytetarëve të cilët pas vendosjes në sistemin me dy shtylla janë transferuar nga i pari në shtyllën e dytë dhe në atë mënyrë kanë pësuar dëm material, MPPS paralajmëroi se do të bëjë analizë dhe do të ofrojë zgjidhje të caktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat