OBRM-PDUKM: Qëllimi i qeverisë sonë ka qenë ulja e papunësisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qëllimi i qeverisë sonë ka qenë ulja e papunësisë

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 16:29
OBRM-PDUKM

Vlladimir Atanasov nga OBRM-PDUKM sot në një konferencë për shtyp deklaroi se qëllimi kryesor i qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja ka qenë ulja e papunësisë. Sipaj tij, në dhjetë vitet e fundit janë zbatuar reforma të shumta, masa dhe projekte me të cilat e kanë ulur papunësinë nga 38% sa ka qenë në kohën e LSDM-së, në 23,4%.

“OBRM-PDUKM-ja nuk do të ndalojë këtu. Në këtë drejtim qeveria e miratoi planin operativ për punësim për vitin 2017, përmes të cilit janë parapa të hapen rreth 10 mijë vende të reja pune”, deklaroi Atanasov.

Sipas tij, ky plan operativ do të ndikojë mjaft në uljen e papunësisë deri në 22% në vitin e ardhëm, ndërsa në vitin 2020 deri në 17-18%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat