Rohrabaker thotë se Maqedonia është shtet legjitim

Maqedonia

Rohrabaker thotë se Maqedonia është shtet legjitim

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 16:55
Dana Rohrabaker

Kongresmeni republikan i Kalifornisë dhe kryesues i nënkomitetit për Evropë, Euroazi dhe rreziqet në rritje Dana Rohrabaker, ka kërkuar falje për deklaratën e tij të mëparshme kontroverse për Maqedoninë. Në deklaratë dje ai ka thënë se ka bërë deklarata të shumta joformale për Republikën e Maqedonisë dhe ka perceptuar se disa prej tyre gabimisht e kanë transmetuar qëllimin e tij.

“Kjo deklaratë e sqaron pozitën time. Maqedonia është shtet legjitim me të drejtë të vetëvendosjes dhe respektimit të kufijve. Komenti im ka aluduar, ndoshta gabimisht, në brengën time drejt sfidave në qeverisjen e brendshme me të cilat Maqedonia përballet në lidhje me pakicat etnike. Unë në asnjë rast nuk desha të tregoj se dikush tjetër, përveç banorëve të Maqedonisë duhet ta konfirmojë sovranitetin ose kufijtë e Maqedonisë. Nëse fjalët e mia ishin kuptuar në tjetër mënyrë, unë thellë kërkoj falje”, ka deklaruar Rohrabaker.

Ashtu siç informon për deklaratën e tij Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë (DBM) nga Uashingtoni, Rohrabaker ka thënë se dëshiron të respektojë dhe të aludojë për marrëdhënien pozitive të cilën SHBA-ja e ka me Maqedoninë.

Më 7 shkurt ai në intervistë për shtypin shqiptar deklaroi: “Maqedonia nuk është shtet. Më vjen keq, ajo nuk është shtet. Kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të jenë pjesë e Kosovës. Pjesa tjetër e Maqedonisë duhet të jetë pjesë e Bullgarisë, ose cilit do lloj shteti tjetër të cilës ato pohojnë se i takojnë. Ideja se ne duhet ta mbajmë Maqedoninë si shtet, sepse dikush para 30 viteve ka vendosur se ajo është rikonfigurimi më i mirë i cili duhet të dalë gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, nuk sjell deri në arsyetim të mençur se kjo ide duhet të hetohet”.

Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë menjëherë u pajtua me deklaratën për dënim të kongresmenit dhe kërkoi dorëheqje të tij nga nënkomiteti për Evropë. Pardje, 16 shkurt 2017, kryetari i DBM-së Metodija A. Koloski dhe anëtari i Këshillit Këshilldhënës të DBM-së, Kris Antoniu, kanë realizuar takim pune njëorëshe me kongresmenin Rohrabaker në raport të kësaj çështje dhe e kanë theksuar pozitën e DBM-së për kurrfarë ndryshimi në kufijtë e Maqedonisë. Ato i kanë dhuruar disa libra si dhe pako edukative me informata për të drejtat e njeriut pakicës kombëtare të Maqedonisë në Greqi.

Gjatë takimit kongresmeni ka kërkuar falje për komentet e tij të pamatura dhe pas takimeve të pardjeshme me përfaqësuesit e DBM-së, dje është pajtuar me deklaratë dhe falje.

“DBM u falënderua për kohën të cilën kongresmeni Rohrabaher e ndau që të takohet me udhëheqësinë e DBM-së dhe për korrigjim të deklaratës së tij për përkrahje të të drejtave legjitime të Republikës së Maqedonisë dhe shpresojmë se ai do të mbetet i përkushtuar në Maqedoninë stabile dhe unitare”, citon DBM në kumtesë në të cilën integralisht e transmeton edhe deklaratën e re të kongresmenit amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat