Universiteti "Nëna Terezë" akoma pa hapësirat e premtuara

Maqedonia

Universiteti "Nëna Terezë" akoma pa hapësirat e premtuara

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 17:02
Aziz Pollozhani, Rektor i UNT-së

Universiteti “Nënë Tereza”, në mungesë të hapësirave të premtuara nga qeveria e kaluar (Kazerma “Ilinden”), do të zgjerojë aktivitetet e saja akademike në hapësirat e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në Shkup, ku poashtu shfrytëzohet edhe nga USHT-ja, për degët e disperzuara.

Gjatë promovimit të këtij universiteti, drejtuesit e Ministrisë së Arsimit kishin premtuar madje një kampus modern universitar, por deri më sot nuk është bërë asnjë lëvizje për realizimin e këtij premtimi. Se ky projekt është larg jetësimit flet edhe paralajmërimi i rektorit, Aziz Pollozhani se nga shtatori laboratorët e Fakultetit Teknik pranë UNT-së, do të vendosen në hapësirat e shkollës fillore “Kongresi i Manastrit”.

“Për momentin i kemi planifikuar katër laboratorë me qëllim që ato hapësira t’i përdorim deri sa të jemi ne aty. Gjithsesi që të përdoren edhe nga studentët e USHT-së nëse kanë fusha të interesit, por edhe nxënësit e shkollës. Në kur do të ikim, laboratorët do t’i mbesim shkollës. Ne këtu jemi zgjeruar por këtu është vështirë të investohet në laboratorë pasi që ai është një investim me instalime më të vështira, të cilat kur të largohemi është vështirë t’i largojmë – deklaroi për Alsat-M, Aziz Pollozhani, Rektor i UNT-së.

Ndërkohë Universiteti Nënë Tereza vazhdon të hasë në probleme në sferën e kuadrove akademik dhe administrativ, madje edhe gjashtë muaj nga fillimi i vitit akademik.

Komisioni kundër korrupsionit më dha leje për punësimin e 15 personave, ndërsa ministria e Financave nuk e proceduoi lejen më tej për të punësuar këto persona në këto kushte, sepse edhe ligji parashikon që në nevoja të posaçme të punësohen persona. Arsyet mbase kanë të bëjnë me kontekstin e periudhës politike – u shpreh Aziz Pollozhani, Rektor i UNT-së.

Edhe pse viti akademik filloi me vonës, Pollozhani shton se vazhdimi i semestrit të parë dhe shtyrja e afatit të provimeve kanë mundësuar plotësimin e orëve të humbura. Ndryshe UNT-ja që në fillim u përball u me probleme të shumta. Përveç mos interesimit të studentëve për këtë universitet, mungesës së hapësirës adekuate dhe lëshimeve në dhënien e titujve përkatës shkencorë, universiteti i ri “Nënë Tereza”, u përball edhe me akuzat e politizimit. Përzgjedhja e disa profesorëve në UNT, me të kaluar politike, ndodhi edhe pas zotimit të kreut të BDI-së Ali Ahmeti, se në Universitetin e ri, nuk do të ketë ish funksionarë të partisë së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat