Sela: Zaev do t'i ketë nënshkrimet

Maqedonia

Sela: Zaev do t'i ketë nënshkrimet

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 18:03
Ziadin Sela

Në të ardhmen këto takime duhet të mbahen në Parlament. Në debatuam rreth ligjit të gjuhës shqipe. Ligjin do ta propozojë ky trup, jemi duke punuar mbi një propozim, që do të plotësojnë nevojat e shqiptarëve, ka thënë Sela.

Ai gjithashtu ka thënë se qëndrimet janë të qarta dhe se nënshkrimet Zaev do t'i ketë, por kjo nuk do të thotë se do të ketë edhe mbështetje për Qeverinë.

Partitë maqedonase po krijojnë destabilitet, për këtë drejtohuni tek ata, shqiptarët asnjëherë nuk kanë dashur të marrin diçka nga Maqedonia, u përgjigj Ziadin Sela, lideri i Aleancës për Shqiptarët, në pyetjet e mediave të shkruara dhe elektronike të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat