Poposki: Maqedonia e vetme duhet t’i zgjidh problemet

Maqedonia

Poposki: Maqedonia e vetme duhet t’i zgjidh problemet

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 20:07
Nikolla Poposki

Përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së edhe një herë kanë përsëritur se Maqedonia e vetme duhet t’i zgjidh probleme dhe jo të presë ndihmë nga jashtë. Ministri i Jashtëm Nikolla Popovski, i cili po merr pjesë në konferencën e sigurisë në Gjermani deklaroi se pavarësia e Maqedonisë në vendimmarrje do të ishte shembulli më i mirë për të dëshmuar se vendi mund ti vazhdojë procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike.

“Dy gjëra do të jenë vendimtare për suksesin tonë, numër një, Evropa të kuptojë që Maqedonia dhe vendet e tjera të Ballkanit janë një faktor stabiliteti dhe parashikueshmëri? në Evropë dhe numër dy, ne në rajon të tregojmë kapacitet më të madh, vetë t’i zgjidhim problemet dhe të kemi varësi më të vogël që dikush tjetër të veprojë në vend që ne të veprojmë, të na ndihmojë ose të na dërgojë përpara. Pikërisht ky do të jetë argumenti më i fortë që sa më shpejt të jetë e mundur të aktualizohet çështja për vonesën e anëtarësimit në NATO dhe fillim të negociatave të domosdoshme për anëtarësim në BE”, deklaroi Nikolla Poposki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat