Sulmohet fizikisht deputeti Muhamet Zekiri nga njerzit e Mihalkovit

Maqedonia

Sulmohet fizikisht deputeti Muhamet Zekiri nga njerzit e Mihalkovit

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 07:51
Muhamed Zekiri

Mbrëmë në kafenenë Dion te Ura e Shkupit njerëz të sigurimit të ish shefit të DBK-së, Sasho Mihajllov kanë sulmuar fizikisht deputetin shqiptar të LSDM-së, Muhamed Zekiri.

“Me miqt e mij kishim rezervuar një tavolinë në kafenenë Dion. Kur u ulëm erdh një njeri dhe na tha që të largohemi se nuk jemi të dëshirueshëm aty dhe se ka aheng privat. U mundova tja sqaroj njeriut se ne kemi tavolinë të rezervuar ai më kapi dhe më nxori jasht duke më shtyrë dhe tha se në lokal është Jordan Mihajlkov. Njëri nga njerëzit nxori një shenjë identifikuese të policisë ndërsa njëri nga pas më goditi. Unë me shokët e mi rastin e paraqitëm në polici” ka thënë Zekiri për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat