Baily: Duhet qeveri e orientuar drejt reformave prioritare

Maqedonia

Baily: Duhet qeveri e orientuar drejt reformave prioritare

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 09:15
Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Jess Bayli

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Jess Bayli, mbrëmë në një intervistë për televizionin Sitel deklaroi se për SHBA-të prioritet është që qeveria e ardhshme e Maqedonisë të jetë e vetëdijshme për reformat prioritare. Sipas tij, bisedimet për formimin e shumicës parlamentare janë normale në demokracitë parlamentare.

“A do të formohet qeveria e re, varet prej 61 deputetëve në Kuvend. Duhet ata t’i pyesim për këtë. Por sipas analizës sime, më 11 dhjetor kishim zgjedhje me dalje të madhe të qytetarëve, me çka dolën rezultatet më të ngushta në histori të Maqedonisë. Tani keni detyrë të kaloni nga zgjedhjet e reja në qeveri të re, për këtë arsye partitë e ndryshme politike tentojnë të krijojnë koalicione me të cilat do të qeverisin dhe do ta lëvizin vendin përpara. E kemi potencuar edhe më herët, e ka potencuar edhe komesari Hahn se për bashkësinë ndërkombëtare dhe SHBA-të është e rëndësishme që të krijohet qeveri e cila do të punojë për përmbushjen e reformave nga Marrëveshja e Përzhinës dhe raportin e Pribes”, deklaroi mes tjerash Baily.

Ndërsa i pyetur se për procesin e desoroizimit që e paralajmëroi OBRM-PDUKM-ja, Baily theksoi se organizatat joqeveriatare ndërkombëtare, veçanërisht USAID nuk punojnë kundër qeverisë dhe interesave të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat