Kasami: Mbështesim LSDM, nuk kemi kushte

Maqedonia

Kasami: Mbështesim LSDM, nuk kemi kushte

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 10:49
Bilall Kasami

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin 360 gradë në Alsat-M, përsëriti qëndrimin se Lëvizja Besa është e gatshme t’ia jep mandatet LSDM-së që kjo të mund ta merr mandatin për formim të qeverisë së re dhe se pastaj mund të bisedojnë për kushtet për koalicionim të mundshëm. Bilalli theksoi se vendi është në krizë të re për shkak të mungesës së afateve dhe u zotua se Lëvizja Besa do të bëjë gjithçka që mundet që kjo krizë të mos thellohet edhe më shumë.

“Ne jo që e përkrahim pa rezervë dhe pa kushte Zoran Zaevin si lider i LSDM-së, por ne jemi në drejtim të vazhdimit të procesit, që nënkupton 20 ditëshin e bisedimeve për formatimin e qeverisë dhe në këtë drejtim besoj se kemi qenë subjekti më konzistent nga të gjitha subjektet tjera politike që kemi thënë se jemi të gatshëm ta bëjmë punën apo të përmirësojmë gabimin të cilin e bëri Presidenti I shtetit. Ne jemi të gatshëm që t’i japim nënshkrimet tona për Zoran Zaevin, pa paragjykuar se do të jemi apo jo pjesë e koalicionit qeveritar”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat