Fatime Fetai bashkë me avokaten e grupit të Kumanovës

Maqedonia

Fatime Fetai bashkë me avokaten e grupit të Kumanovës

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 16:04
Fatime Fetai

Prokurorja sepciale Fatime Fetai është vërejtur bashkë me avokaten e disa prej të akuzuarëve nga Grupi i Kumanovës, Artene Iseni. Ata janë vërejtur bashkë në shenimin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e cila u shënua me shfaqjen “I panjohuri” në regji të Sllobodan Unkovskit, me aktorin e mirënjohur Bajrush Mjaku.

A bëhet fjalë për takim të rastesishem mes Fetait dhe Isenit, apo ndoshta kanë biseduar lidhur me mundësinë që PSP të marrë Rastin Lagja e Trimave, nuk bëhet e ditur.
Portali shkruan se në këtë manifestim ka marrë pjesë edhe shefi i Prokurorisë Publike, Marko Zvrlevski. Edhe pse prokuroritë e tyre kanë raporte jo të mira mes veti, Fetai dhe Zvrlevski gjatë këtij manifestimi kanë shkëmbyer mesazhe miqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat