Ja çfarë moti na pret javën e ardhshme në Maqedoni

Maqedonia

Ja çfarë moti na pret javën e ardhshme në Maqedoni

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 18:08
Ilustrim

Moti i vranët dhe shiu përfundojnë sot, ndërsa prej nesër na pret mot me diell. Kështu thonë sinoptikanët nga Enti Hidrometeorologjik. Sinoptikania Ivana Petroviq thotë se gjatë javës që vjen, temperaturat e ditës pritet të sillen mes 5 dhe 11 gradë celsius.

“Prej nesër, na pret mot më stabil. Të reshurat pritet të ndërpriten sonte në orët e natës. Kështu, gjatë gjithë javës që vjen, do të mbizotërojë mot stabil dhe i thatë. Gjatë ditës së nesërme, do të mbajë mot me diell, me mjegulla lokale, ndërsa do të fryjë edhe erë e lehtë nga drejtimi verior”, deklaroi, Ivana Petroviq, sinoptikane.

Shkaku i motit të kthjellët që pritet të mbizotërojë nesër gjatë gjithë ditë, Petroviq thotë se të martën në mëngjes, temperaturat do të jenë të ulëta, por do të shënojnë ngritje në ditët në vijim.

Sipas sinoptikanëve, ndryshim i motit pritet të ketë të shtunën dhe gjatë vikendit që vjen, kur pritet të ketë temperatura më të ulëta dhe kushte për paraqitje të shiut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat