Paraburgim për pesë personat e arrestuar në aksionin ‘Rrjeti’

Maqedonia

Paraburgim për pesë personat e arrestuar në aksionin ‘Rrjeti’

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 11:03
Momenti i arrestimit

Pesë personat e arrestuar në aksionin ‘Rrjeti’ janë në paraburgim 30 ditor, informojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1 për Plusinfo. Ata dyshohen si grup i organizuar kriminal për shitje të paligjshme të kokainës.

Mirosllav Vujiq, avokat i njërit prej tyre, Sead Rahiq, e dhënë për televizionin 24, tha se aksioni kujton skenarin e errët për përndjekje politike.

‘Sead Rahiq dyshohet për një padi penale ‘armëmbajtje pa leje’ me nenin 396. Asnjë dëshmi nuk është prezantuar, as edhe për nenin 215 dhe nenin 396, kjo do të thotë se nuk ka pasur drogë, as edhe armë’, ka deklaruar avokati i tij Mirosllav Vujiq.

Sipas MPB-së, ekzistojnë dyshime se grupi kriminal ka blerë dhe ka shitur drogëra narkotike në zonat e Bashkisë së Shkupit, por edhe në qytete tjera. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat