PTHP do të hetojë ish zyrtarë të MPB-së për parregullsi zgjedhore në Maqedoni

Maqedonia

PTHP do të hetojë ish zyrtarë të MPB-së për parregullsi zgjedhore në Maqedoni

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 11:46
Zyra e Prokurorisë Themelore Publike (PTHP)

Prokuroria Themelore Publike do të hetojë ish funksionarë të MPB-së nga qytetet: Shkup, Strumicë dhe Kumanovë në lidhje me parregullsitë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Deri tani PTHP ka mbledhur fakte dhe argumente në lidhje, siç thonë nga kjo prokurori, për keqpërdorime të detyrës zyrtare.

”Kemi punuar në vazhdimësi për të gjetur fakte dhe argumente në lidhje me ndikimin e ish-funksionarëve të MPB-së në vendosjen e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre nëpërmjet votës. Për këtë kemi gjetur fakte se janë bërë ndikime në forma të ndryshme në votimin e qytetarëve. Bëhet fjalë për zgjedhjet e vitit 2014 dhe vitit 2016.” thonë nga PTHP. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat