Hetime ndaj një ish funksionari të lartë në Maqedoni

Maqedonia

Hetime ndaj një ish funksionari të lartë në Maqedoni

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 13:52
Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion zbaton procedurë parahetimore për konfirmimin e ekzistimit të bazave të dyshimit për vepra të kryera penale, të organizuara, kundër zgjedhjeve dhe keqpërdorime të autorizimeve zyrtare gjatë ushtrimit të funksionit nga ana e një ish funksionari të lartë të MPB-së dhe personave të tjerë fizik dhe juridik nga Shkupi, Kumanova dhe Strumica.

Siç kumtojnë nga PTHPM, veprat për të cilat zhvillohen procedurat janë kryer gjatë viteve 2014 dhe 2016.

“Ekzistojnë baza të dyshimit se personat kanë ushtruar ndikim ndaj mënyrës së votimit përmes formave të ndryshme gjatë zgjedhjeve, dhe kanë kryer veprat penale”, sqarojnë nga PTHPM.Në drejtim të konfirmimit të tërësishme të gjendjes faktike siç qëndron në kumtesë, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërmerr veprime në kryerjen e kontrolleve dhe marrjen e informacioneve të nevojshme, të dhëna dhe dëshmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat