PSP përsëri sqarohet për rastin ‘Puç’ para Këshillit të prokurorëve publik

Maqedonia

PSP përsëri sqarohet për rastin ‘Puç’ para Këshillit të prokurorëve publik

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 14:36
Prokuroria Speciale Publike (PSP) në Maqedoni

Ekipi i PSP-së në Këshillin e prokurorëve publik shpjegon pse është të tërhequr nga gjykimi i lëndës ‘Puç’, në të cilin akuzohet edhe kryetari opozitar i LSDM-së, Zoran Zaev,

Katica Janeva javën e kaluar kishte takim me kryetarin e Këshillit për prokurorë publik, Petar Anevski i cili pas takimit tha se PSP do ta plotësojë shpjegimin pse është tërhequr nga ‘Puç’ dhe se do të kërkojnë shqyrtim në të gjithë dokumentacionin.

Nga PSP përsëri shpjegojnë se janë tërhequr nga lënda sepse është në kundërshtim me dëshmitë dhe gjetjet në procedurat hetimore ‘Target’ dhe ‘Fortesa’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat