Qytetarët më pak shfrytëzojnë transportin rrugor

Maqedonia

Qytetarët më pak shfrytëzojnë transportin rrugor

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 16:27
Ilustrim

Numri i përgjithshëm i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e katërt të vitit të kaluar është ulur për 8,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë numri i udhëtarëve në transportin urban është ulur për 12,5 për qind, në atë rural për 0.5, në atë ndërurban për 5,1, ndërkaq transporti ndërkombëtar për 6,3 për qind. 

Në krahasim me tremujorin e tretë nga viti 2016, numri i i përgjithshëm i udhëtarëve është rritur për 25,2 për qind me ç’rast numri i udhëtarëve në transportin urban është rritur për 30 për qind, në atë rural për 25,4 për qind, në atë ndërurban është rritur për 2,2 , ndërsa transporti ndërkombëtar është ulur për 27,2 për qind. 

Në tremujorin e katërt të vitit 2016, në krahasim me periudhën e njëjtë nga vitit paraprak, numri i përgjithshëm i kilometrave udhëtuese në transportin rrugor për udhëtim është ulur për 13,2 për qind. 

Numri i kilometrave udhëtuese në transportin urban është ulur për 13,8 për qind, në  atë rural për 27,5, në atë ndërkombëtar është ulur për 11,7, ndërsa transporti ndërurban është rritur për 2,2 për qind. 

Në krahasim me tremujorin e tretë nga viti 2016, megjithatë numri i përgjithshëm i kilometrave udhëtuese është ulur për 5,6 për qind. Numri i kilometrave për udhëtim në transportin urban është rritur për 43,1 për qind, në arë ruralë për 0,8, në transporti ndërurban është rritur për 1,8 ndërsa në transporti ndërkombëtar është ulur për 37,8 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat