Në Veles u mbajt konferencë për përfshirjen sociale të të rinjve dhe grave

Maqedonia

Në Veles u mbajt konferencë për përfshirjen sociale të të rinjve dhe grave

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 17:49
Veles

Në kuadër të projektit Platforma aktive maqedonase për përfshirje sociale – PAMPS, sot në Veles u mbajt konferencë lokale për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave.

Projekti zbatohet nga instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare nga Ohri dhe Lobi maqedonas i grave nga Shkupi. Projekti PAMPS financohet nga IPA fondet për zhvillimtë burimeve njerëzore. Parashihet që në 18 komuna të krijohen strategji lokale për përfshirjen e të rinjve dhe grave.

Në konferencë u konkludua se ndërtimi i një platforme aktive për përfshirje sociale në Veles do të kontribuojë në zgjidhjen e përbashkët të problemeve lokale që i prekin të dy grupet, të rinjtë dhe gratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat