Gashi: Kush është Sela që të na ftojë?!

Maqedonia

Gashi: Kush është Sela që të na ftojë?!

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 18:10
Afrim Gashi

“Për trupin që e paralajmëroi Sela, ne aspak nuk do të bisedojmë, ajo është joserioze, janë plotësisht joserioz. Merren vesh ndërmjet vete që të bëjnë koalicion, në trupa që ata i planifikojnë ne nuk marrim pjesë. Në fund, kush është ai që të ftojë””, kështu është shprehur deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi në një intervistë për MKD, në lidhje me trupin i cili do ta përpunonte propozim-ligjin për shfrytëzimin e gjuhës shqipe, që e paralajmëroi kryetari i LR-PDSH-së, pas takimit mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.

Gashi gjithashtu ka folur edhe për çështjen e formimit të Qeverisë, i cili ka thënë se “BDI nuk mund të sjellë kurrfarë vendimi, pasi që dy krahët ai i VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së janë në “luftë” të madhe ndërmjet vete”.

Gashi thotë se “BDI më mirë të sjellë ndonjë vendim të gabuar se sa asnjëfarë vendimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat