Besa: Tryeza e përbashkët s’ka nisur funksionimin

Maqedonia

Besa: Tryeza e përbashkët s’ka nisur funksionimin

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Lëvizja Besa, duke sqaruar arsyet e refuzimit të ftesës për të marrë pjesë në tryezën e përbashkët të partive politike shqiptare, vlerëson se takimet e deritanishme mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët që bëhen në emër të deklaratës, më shumë i ngjajnë  bisedimeve për koalicionimin e radhës.

Në komunikatën e kësaj partie thuhet se kreu i BDI-së nuk ka të drejtë të ftojë takim sepse sipas tyre ai është fajtor për nëpërkëmbjen e interesave të shqiptarëve në 15 vitet e fundit dhe fajtor që BESA nuk ka dy deputetë më shumë.

Nga partia e Bilall Kasamit thonë se përderisa tryeza nuk thirret sipas marrëveshjes ata nuk do të marrim pjesë. Megjithatë ata thonë se qëndrojnë pas deklaratës dhe do t’i votojnë pikat e saj kur të arrijnë në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat