Cili ‘gylenist’ i politikës shqiptare, i afërt me pushtetin në Maqedoni foli për “Sabah”?

Maqedonia

Cili ‘gylenist’ i politikës shqiptare, i afërt me pushtetin në Maqedoni foli për “Sabah”?

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 20:30
Gazeta turke, Sabah

Dje, u transmetua lajmi se gazeta Sabah ka shkruar që organizata terroriste FETO ka shtrirë ndikimin e saj në Ballkan dhe duke kapur parti politike, organizata biznesi dhe ka shtrirë ndikimin e saj edhe në Ambasadën turke në Maqedoni, kurse ka saktësuar se këto informata i ka marrë nga politikanë shqiptar në Shkup.

“1. Artikulli eshte shkruar nga nje analist dhe nuk eshte editorial i gazetes Sabah dhe aq me pak mendim i partise se Erdoganit.

2. Ajo qe rrezon gjithe kete huti eshte se edhe vete autori Mahmut Ovur mbeshtetet te ndonje politikan i Shkupit, qe i paska thene te “verteten e madhe” se strukturat e FETO jane duke e shtrire me te madhe ndikimin ne BESA.

Pra artikulli duheshte te mbeshtetej ne kete kuptim:

Gazetari turk i medias pro-qeveritare turke Sabah, gjate nje bisede me nje politikan te Shkupit eshte informuar se organizata (terroriste) FETO po shtrin ndikimin ne Levizjen BESA – Kjo do e bente te qarte gjithe kete huti te lexuesit, pasi vete do e mendonin se kush mund te ishte ai politikan. Ose ne si gazetare s’kishim pse shkonim aq larg ne Turqi, se politikanin e Shkupit e kemi ketu!

ps: Po edhe sikur te rrezohen gjithe keto pretendime, para disa vitesh po e njejta gazete theksonte se disa kongresmene republikane jane te kontrolluar nga FETO – por kjo nuk tregon se Partia Republikane Amerikane kontrollohet nga Fetullah Gyleni.

Nese debati do ishte me i gjere – Gyleni nese eshte i fuqishem ne Maqedoni eshte fale shkollave te tij dhe tashme dihet se kush udheheq me Ministrine e Arsimit“, – ka shkruar gazetari Fitim Dika, lidhur me këtë artikull.

Ndërsa, në ironi zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani, ka shkruar: “Njerëz, a ka mundësi të merreni vesh: a jemi me Erdoganin apo me Gylenin? ????
Sepse me të dy njëherësh nuk mund të jesh.

Një maqedonas na quan “të krijuar nga britanikët”, ndërsa këta injorantët shqiptarë, që nuk e dinë çka është parodia, ende nuk po arrijnë të merren vesh: herë na quajnë erdoganistë, herë gylenistë, herë zaevistë, herë vmroistë.

Sa të mjerë që janë!

Një gjë asnjëherë mos e harroni: secila akuzë që nuk dëshmohet, ajo është shpifje.

Ndërsa për ata që ende kanë dilema, po e shpjegoj: ne jemi argatët e 60.000 shqiptarëve që na votuan më 11 dhjetor dhe të 60.000 shqiptarëve të tjerë që në zgjedhjet e ardhshme do ta vulosin se Besa është partia e vetme shqiptare në Maqedoni që pa asnjë dilemë mbron interesa shqiptare.

BESA: Autentik – Autokton – Autonom”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat