Ibrahimi: BDI dhe Ali Ahmeti në pushtet në emër të UÇK-së, e s’bënë gjë për ish-ushtarët

Maqedonia

Ibrahimi: BDI dhe Ali Ahmeti në pushtet në emër të UÇK-së, e s’bënë gjë për ish-ushtarët

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 11:26
Protesta për Ligjin e veteranëve të UÇK-së

Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, ka folur për statusin e ish-luftëtarëve të UÇK-së, duke theksuar se BDI-ja dhe Ali Ahmeti për vite të tëra ishin në pushtet në emër të UÇK-së dhe nuk ndërmorën asgjë për të zgjidhur statusin e ish-luftëtarve të UÇK-së.

“Ata që kanë marrë disa herë pushtete më emër të UÇK-së, kanë përgjegjësi për ta zgjidhur këtë çështje. Ne nuk e premtuar këtë, por kjo nuk nënkupton se nuk do të angazhohemi për këtë temë”, ka thënë Ibrahimi.

Sa i përket projekt ligjit të ish-ushtarëve të UÇK-së, Ibrahimi thotë se ai ende nuk ka arritur në adresë të Lëvizjes BESA dhe sa po të arrij do të diskuton kryesia.

“Nuk do të ngurrojmë ta trajtojmë këtë temë. Për këtë do të vendos Kryesia e partisë”, thotë Ibrahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat