Posta e Maqedonisë përzgjodhi ofertat më të larta për blerje veturash

Maqedonia

Posta e Maqedonisë përzgjodhi ofertat më të larta për blerje veturash

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 12:52
Posta e Maqedonisë

Posta e Maqedonisë ka blerë shtatë vetura të reja me një vlerë prej 172.127 euro, ose mesatarisht 24.500 euro për veturë. Blerja shtë kryer para 1 muaji, kurse dy marrëveshjet janë publikuar në Byronë e prokurimit.

Mirëpo, Posta e Maqedonisë bënë të ditur se në blerjen e veturave do të përzgjidhet çmimi më i lirë, ndërkaq është përzgjedhur çmimi më i shtrenjtë, pra oferta më e lartë.

Sipas ”Fokus”, oferta më e lartë ka qenë 7.142.855 denarë, kurse më e ulta ka qenë 4.229.110 denarë. Edhe në rastin e dytë, Posta e Maqedonisë kanë përzgjedhur ofertën më të lartë, pra 3.400.000 denarë, ndërsa më e lira ishte 2.089.678 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat