BDI së shpejti me vendim për qeverinë e ardhshme

Maqedonia

BDI së shpejti me vendim për qeverinë e ardhshme

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 13:07
Selia e BDI-së

BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët janë vënë në dijeni me përmirësimet e fundit të ligjit për gjuhët, por ende nuk kanë marrë vendimin final mbi të, që do t’i hapte rrugën dhënies së nënshkrimeve liderit të LSDM-së për marrjen e mandatit.

Mbrëmë kryesia më e ngushtë partiake ka shqyrtuar 5 pikat e shtruara në tryezë ku janë diskutuar gjitha opcionet si dhe pika më e rëndësishme për gjuhën shqipe, por nga kjo mbledhje nuk është marrur asnjë vendim konkret deri më tani.

Edhe sot vazhdojnë bisedimet në BDI dhe se deri ditën e mërkur do sjellet vendim nga BDI se me kë do koalicionoj në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat