PLD: Zvërlevski, kështjella e fundit e regjimit të Gruevskit

Maqedonia

PLD: Zvërlevski, kështjella e fundit e regjimit të Gruevskit

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 13:28
Partia Liberal-Demokratike (PLD)

Partia Liberal-Demokratike (PLD) ka reaguar ndaj siç thonë ”hetimit njëdimensional” të njeriut të parë të Prokurorisë themelore, Marko Zvërlevski, duke e quajtur si ”kështjellën e fundit të regjimit të Nikolla Gruevskit”.

Për PLD-në, hetimi për krime dhe korrupsion zgjedhor vetëm në disa komuna paraqet hetim të pjesërishëm, ndërkaq konsideron se PTHP-ja është ngatërruar në politikat e OBRM-PDUKM-së.

”Zvërlevski e vërteton pamjen reale të gjyqësorit dhe prokurorisë së kontrolluar në Republikën e Maqedonisë nga ana e qeverisë në ikje”, thuhet në reagimin e PLD-së.

Njiherit PLD-ja thotë se angazhohet për reforma thelbësore në tërë sistemin juridik të Maqedonisë, si pjesë e raportit të PRIBE-së, ku do të duhet të përfshihet edhe Prokuroria themelore publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat