Pensionistët e Maqedonisë do të edukohen për të drejtat e tyre të sigurimit shëndetësor

Maqedonia

Pensionistët e Maqedonisë do të edukohen për të drejtat e tyre të sigurimit shëndetësor

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 14:31
Ilustrim

Fondi për Sigurim shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) ka filluar projektin për edukimin e pensionistëve mbi të drejtat e tyre të sigurimit shëndetësor.

Projekti ”Fondi më afër pensionistëve” parasheh mbajtjen e 30 punëtorive edukative nëpër tërë Maqedoninë ku profesionistët e sferës do të mund t’i edukojnë pensionistët në 30 qytete, për të drejtat e tyre të sigurimit shëndetësor.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i FSSHM-së, Sasho Stefanoski, i cili u takua me Lidhjen e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë. Mbi 300 mijë pensionistë janë shfrytëzues të sigurimit shëndetësor. Planifikohet që në këto punëtori të marrin pjesë rreth 5000 pensionistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat