Poposki: Është e vështirë të parashihet një qeveri në këto momente

Maqedonia

Poposki: Është e vështirë të parashihet një qeveri në këto momente

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 14:53
Nikolla Poposki

Në një intervistë për Televizioni Kroat, ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki, ka deklaruar se tani për tani është e vështirë të parashikohet se si dhe në çfarë formati do të formonin qeveri, si edhe nëse do të përcaktoheshin për zgjedhje të reja.

Sipas tij, dimensioni ekonomik është motivimi më i madh për stabilizim sa më të shpejtë, duke shtuar se kriza politike e ka ngadalësuar rritjen ekonomike të Maqedonisë.

Poposki thotë se keqpërdoren temat që kanë të bëjnë me lirinë e mediave dhe përplasje me ata që mendojnë ndryshe nga qeverisja e Gruevskit, duke e lavdëruar ish-kryeministrin për suksese ekonomike, sukses në reforma.

Për Poposkin, situata e sigurisë, tensionet dhe pikat e e nxehta lidhen me mungesën e integrimit në NATO dhe BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat