Sindikatat në Maqedoni dalin në mbrojtje të të punësuarve në Hekurudha dhe MPM

Maqedonia

Sindikatat në Maqedoni dalin në mbrojtje të të punësuarve në Hekurudha dhe MPM

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 15:31
Sindikatat në Maqedoni

Sindikatat e DOJSH, SIEX, SHTEKBZ dhe Sindikata AGRO sot kumtuan se i mbështesin të punësuarit në gazetat ditore  dhe të punësuarit e Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë të cilët janë në grevë.

“Pagat e papaguara janë rezultat i menaxhimit të keq të kompanive të cilat interesohen për përfitimin e tyre, ndërsa pagat dhe të drejtat e tjera të marrëdhënies së punës për ta janë në plan të dytë. Pakënaqësia e cila është mbledhur me vite, është e mundur të shndërrohet në pakënaqësi të përgjithshme te më shumë sindikata. Marrëdhënia injoruese e menaxhmentit në edicionet e Media print Maqedoni dhe Ndërmarrjes publike Hekurudhat e Maqedonisë të cilat refuzojnë të bisedojnë me grevistët, edhe më shumë e nxisin revoltën tek grevistët të cilën nuk mund ta realizojnë të ardhurat”, thuhet në kumtesë, njofton AIM.

Katër sindikatat DOJSH, SIEX, SHTEKBZ dhe Sindikata AGRO, siç theksohet në kumtesë, janë të gatshme të ofrojnë ndihmë juridike, financiare ose ndihma të tjera dhe t’i bashkohen realizimit të kërkesave për pagesën e pagave të Sindikatës së pavarur të gazetarëve në Maqedoni, Sindikatës së HM – Infrastruktura dhe Sindikatës së pavarur të personelit makinist.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat