Cuculovski: 20 deputetë shqiptarë më të fuqishëm se 100 deputetë maqedonas

Maqedonia

Cuculovski: 20 deputetë shqiptarë më të fuqishëm se 100 deputetë maqedonas

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 17:18
Cuculovski

Në një intervistë për javoren ”Republika”, profesori Ljubomir Cuculovski konsideron se mandatari në Maqedoni është BDI-ja, ndërkaq Platforma shqiptare paraqet të ardhmen e Maqedonisë.

Sipas tij, baza e formimit të qeverisë nuk është te OBRM-PDUKM-ja, si partia me më shumë numra, as e LSDM-së, si partia e radhës, por te BDI-ja. Cuculovski konsideron se platforma arriti të jetë dominuese, respektivisht i është imponuar opinionit politik maqedonas për shkak të grindjes së dy partive më të mëdhaja maqedonase.

Prandaj, për Cuculovskin, 20 deputetët shqiptarë janë bërë më të fuqishëm se 100 deputetët maqedonase.

”Kjo platformë u bë dominuese, respektivisht iu imponua opinionit politik maqedonase për shkak të grindjes ndërmjet dy partive maqedonase. Kështu, 20 deputetë u bënë më të fuqishëm se 100 deputetë”, thotë Cuculovski për javoren ”Republika”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat