Ermira Mehmeti: Jam qytetare e lirë, ushtroj funksion publik

Maqedonia

Ermira Mehmeti: Jam qytetare e lirë, ushtroj funksion publik

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 19:43
Ermira Mehmeti

Lajme të shumta dhe dezinformata në adresë të ish deputetes Ermira Mehmeti po qarkullojnë sot për atë se ajo ka vendosur që të kalojë në një tjetër subjekt politik, por që nuk ka asgjë të vërtetë për faktin se ajo për momentin është duke ushtruar një tjetër profesion publik por jopolitik.

“Lidhur me raportimet në disa media, sipas të cilave “Ermira Mehmeti pritet që të kalojë në LSDM”, dëshiroj të bëj këtë sqarim”, thekson znj. Mehmeti duke shtuar se nuk është pjesë e asnjë subjekti politik dhe se të gjitha shkrimet që bëhen dhe transfertat politike i cilëson thjeshtë si spekulime dhe asgjë më shumë.

“Që nga 1 janari i vitit 2017, unë kam ndërprerë të gjitha angazhimet e mia politike. Nuk jam pjesë e asnjë subjekti politik. Unë jam një qytetare e lirë dhe ushtroj një funksion publik jopolitik. Dëshiroj të sqaroj poashtu se asnjë medium nuk më ka kontaktuar dhe as nuk ka kërkuar qëndrimin tim lidhur me këto shkrime të cilat janë publikuar dje dhe sot.

Për sa kohë kjo është kështu, të gjitha shkrimet që përflasin transfertat eventuale politike të mijat, apo edhe angazhimet e mundshme politike tani apo në të ardhmen, i cilësoj thjesht si spekulime dhe asgjë më shumë”, thekson për fund Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat