Janakis: Me debllokimin e Evzonit do të normalizohet qarkullimi

Maqedonia

Janakis: Me debllokimin e Evzonit do të normalizohet qarkullimi

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 19:47
Ilustrim

Ambasadori grek në Maqedoni, Dimitar Janakis, i ktheu përgjigjje letrës të dërguar nga kryebashkiaku i Gjevgjelisë, Ivan Frangov, gjatë kohës së bllokimit të vendkalimit kufitar, Evzoni.

Janakis, sipas letrës shpreson që debllokimi i vendkalimit më të frekuentar kufitar, shpejtë do të sjellë në normalitet qarkullimin dhe të gjitha problemet me të cilat u ballafaquan që të dy shtetet.

Kjo letër e cila arriti sot, tregon se gjatë periudhës kur zhvillohej greva e bujqve grek, Zyra greke për lidhje, ishte vazhdimisht në kontakt me institucionet e të dy shteteve dhe në mënyrë aktive tentonte të gjente zgjidhje të mundshme.

Krejt në fund, Janakis sigurojë se ai personalisht dhe Zyra për lidhje, edhe më tutje do të punon lidhur me çfarëdo problemi që mund të ndodhë në të ardhmen dhe që do të ndikon në raportet në mes dy shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat