Ristovski: 3.7 milion euro të planifikuara për investime në inovacione

Maqedonia

Ristovski: 3.7 milion euro të planifikuara për investime në inovacione

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 20:35
Spiro Ristovski

Deri më 3 maj 2017, do të zgjatë thirrja e Fondit të Inovacioneve , për të gjithë të interesuarit që posedojnë start-up biznese të aplikojnë për grantet që fillojnë nga 30.000 euro.

Tashmë shfrytëzues i këtij granti është kompanija “Vejpr Aplikacione” që është formuar që dy vjet e gjysmë e cila ofron prodhime softuerike për bizneset e mesme.

Softueret e kompanisë “Vejpr Aplikacione” mundësojnë zgjedhjen e problemve lidhur me cloud-ave private nëpërmjet aplikacioneve të integruara.

“Përfitim i madh për ne është se jemi të bashkefinancuar nga ana e Fondit për Inovacione kështu që në mënyrë më të shpejtë dhe më aktive të zhvillojmë biznesin dhe shitjet.”, tha Ljubqo Vangelski, drejtues i “Vejpr Aplikacione”, i cili sot u takua me zëvendës ministrin e arsimit dhe shkencës Spiro Ristovski dhe drejtoreshën e fondit Jasmina Popovska.

Popovska, ju bën thirrje të gjithë start-up kompanive të cilat janë të interesuara që të aplikojnë dhe të përcjellin shembullin e “Vejpr Aplikacione”. Konkursi është i hapur për të gjitha bizneset mikro, të vogla dhe të mesme të cilat kanë ide inovative dhe ndonjë prototip të kësaj ideje. 
Ndërsa , Ristovski informojë se nëpërmjet Fondit dhe Qeverisë, gjatë viteve të kaluara janë investuar rreth 1.5 milionë euro për inovacione në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat