Fazliu: Të vërtetat kundër shpifjeve ndaj Lëvizjes BESA rreth Deklaratës së Përbashkët…

Maqedonia

Fazliu: Të vërtetat kundër shpifjeve ndaj Lëvizjes BESA rreth Deklaratës së Përbashkët…

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 22:59
Faton Fazliu

Faton Fazliu, shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami përmes një postimi në facebook ka theksuar se po i bën me dije opinionit rreth shpifjeve të fundit që po i bëhen Lëvizjes Besa rreth Deklaratës së Përbashkët dhe Tryezës Parlamentare,

Ai jep shpjegimet e tij lidhur me siç nënvizon shpifjet e bëra:

1. Takimi që u bë në Aleksandar Palace mes BDI-së dhe Aleancës ndodhi në momente kur nuk kishte deklaratë të përbashkët. (Lëvizja BESA nuk e pranoi këtë takim, sepse kjo ishte vetëm për ta legjitimuar BDI-në);
2. Deklarata e Përbashkët u publikua disa ditë pas ndërmjetësimit të faktorit shqiptar.
3. BDI-ja zhvilloi bisedime për 20 ditë me VMRO-DPMNE, duke e ditur paraprakisht se kjo parti nuk e pranon Deklaratën! (Me këtë BDI-ja e shkeli Deklaratën)
4. Ziadin Sela erdhi në selinë e Lëvizjes BESA dhe nuk bisedoj për formatin e tryezës, por duke u bërë vegël e BDI-së, kishte mision vetëm ta futë në kurth Lëvizjen BESA.
5. Aleanca me BDI-në e realizuan takimin e tyre të dytë me radhë, duke e llogaritur tryezë, që në fakt s’mund të jetë i tillë, sepse Tryeza nuk e ka mbajtur as takimin e parë pas deklarimit publik!
6. E fundit, ata e kanë dorëzuar propozim-ligjin për gjuhën shqipe, për të cilin Lëvizja BESA nuk ka njohuri, ndërsa sot të dyja partitë veç e veç takohen me LSDM-në. Kush kë po e gënjen në këtë rast dhe kush kujt po mundohet t’ia përdorë metaforën “hidhja, futja!”?
Le mos arsyetohen se shkaku se nuk jemi ulur bashkë nuk kanë mundur të na i dërgojnë materialet negociuese nga Deklarata, sepse atëherë parashtrohet pyetja se si ia kanë dërguar LSDM-së këto materiale pa u takuar Ali Ahmeti e Ziadin Sela me Zoran Zaevin?
Ashtu shpifën edhe para zgjedhjeve për ne, por në fund u dëshmua se jemi në rrugë të drejtë. E njëjta do ndodhë edhe tani.
Koha është ilaç për shpifësit!”, ka shkruar Fazliu. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat