Anulohet gjyqi për Gruevskin, gjykatësja dënon Janevën dhe Fetain me nga 2.000 euro

Maqedonia

Anulohet gjyqi për Gruevskin, gjykatësja dënon Janevën dhe Fetain me nga 2.000 euro

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 11:11
Nikolla Gruevski

Seanca gjyqësore për shuplakat ndaj krkeut të komunës Qendër Andrej Zhernovski është anuluar. Lënda është dërguar në Këshillin e Prokurorëve, ndërkohë që Katica Janeva dhe Fatime Fetai janë gjobitur me nga 2.000 euro, pasi që prokurorja speciale gjykatëses Tatjana Mihajllova i është drejtuar me vërejtje  se nuk meriton të jetë gjykatëse. 

Ky është epilogu i seancës së sotme gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për rastin e “shuplakave” ndaj kryetarit të komunës Qendër Andrej Zhernovskit.

Seancën e kaluar të mbajtur në dhjetor Gjykata refuzoi audio incizimet nga bisedat e përgjuara, derisa ka refuzuar edhe dëshmitarin e mbrojtur të PSP-së.

Në rastin "Shuplaka" akuzohen 14 person, 5 prej të cilëve si nxitës, kurse të tjerët si kryerës të drejtpërdrejt të dhunës. Mes të akuzuarve, përveç Gruevski, janë edhe Mile Janakievski, ish-ministër dhe Daniella Rangelova, ish-këshilltare në Komunën Qendër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat