Fetai: Gjykatësja ka kryer falsifikim intelektual që ndëshkohet me ligj

Maqedonia

Fetai: Gjykatësja ka kryer falsifikim intelektual që ndëshkohet me ligj

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 12:04
Katica Janeva dhe Fatime Fetai.

Seanca e sotme që ka të bëjë me dhunën e ushtruar në komunën Qendër, ku i akuzuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ka patur zhvillim interesant, ku janë dënuar gjykatëset Katica Janeva dhe Fatime Fetai.

Fetai ka akuzuar gjykatësen se e ka falsifikuar procesverbalin e seancës së mëparshme.

”Gjykatësi ka bërë falsifikim intelektual dhe një pejsë e gazetarëve që ishit të pranishëm në seancën e më hershme mund të jeni edhe dëshmitarë të asaj se kur unë si përfaqësues i palsë akuzuese dhe mbrojtes u deklaruam në lidhje me përdorimin përgjimeve, opinioni u largua. Më vonë kur ju u kthyet, gjykatësja me zë të ulët lexoi pjesë të asaj që u tha nga ana jonë. Në procesverbal është shënuar një sitautë krejtësisht tjetër, gjoja unë kam folur në prani të opinionit dhe mbrojtjes së të akuzuarve, dhe se opinioni publik është larguar vetëm në pjesën kur janë lëshuar audio inçizimet, që aspak nuk është e vërtetë”, deklaroi Fatime Fetai për mediat.

Fetai shtoi se është dashur të ankohen brend 24 orëve për këtë gjë, por ka kaluar një periudhë e gjatë që kur ka ndodhur kjo. Fetai thotë se për këtë çështje ka dispozitë ligjore që e ndëshkon një veprim të këtillë të falsifikimit intelektual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat