Avokati i Gruevskit: PSP bën kundërshtime të çuditshme, po e pengon procedurën

Maqedonia

Avokati i Gruevskit: PSP bën kundërshtime të çuditshme, po e pengon procedurën

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 12:26
Nikolla Gruevskit

“Sjellje e çuditshme e Prokurorisë Speciale Publike. Nuk kam shpjegim tjetër përveç se ky është një skenar i përgatitur për të bërë shtypje flagrante ndaj gjyqtarëve, shtypje flagrante gjatë procedurës, kundërshtime të çuditshme”, kështu ka deklaruar sot avokati i Nikolla Gruevskit, Nikolla Dodevski, pas seancës së sotme gjyqësore në procesin për shuplakat e porositura për kryetarin e komunës ‘Qendër’ Andrej Zhernovski.

Dodevski ka akuzuar PSP se në seancën e sotme sepse ka penguar procedurën. Ai thotë se kundërshtimet e PSP-së nuk ishin të bazuara në dorëzimin e regjistrit, por në lidhje me vërejtjet e caktuara të regjistrit.

Vërejtjet e prokuroreve publike ku thuhet se regjistri është falsifikim intelektual, sipas tij është shtypje ndaj gjykatës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat