BESA i shkruan gazetës Sabah: Shkrimet tuaja na dëmtojnë

Maqedonia

BESA i shkruan gazetës Sabah: Shkrimet tuaja na dëmtojnë

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 12:28
Mahmut Ovur

Tre ditë pas shkrimit të Mahmut Ovur se për strategjinë e Feto-s në Ballkan dhe që mori jehonë edhe në Maqedoni pas transmetimit të këtij shkrimi në gjuhën shqipe një zyrtar i lart i BESË-s ka reaguar kundër gazetës Sabah në Turqi.

Zyrtari i BESË-s i ka thënë gazetarit Ovur se kjo parti është një parti e re dhe në këtë fazë po kalon në një proces sensitiv, “Besa është partia më e re me vetëm dy vite në skenë dhe ka arrit një sukses të rëndësishëm për një periudhë të shkurtër kohore duke fituar 5 deputet, që do të thotë një forcë e rëndësishme që nuk mund të zhvlerësohet në Maqedoni. Kjo është arsyeja pse ne përballemi me akuzime të padrejta” raportohet ti ketë thënë zyrtari i BESË-s gazetarit.

“Pas deklarimeve te juaja se ne jemi të lidhur me FETO… aty nuk ka renë dhe është e vërtetë se në të kaluarën të gjithë i kemi dërguar fëmijët në kolegjet Yahaya Kemal të cilat i ka hapur FETO. Miqtë tanë gjithashtu i kanë dërguar. Por kur ata treguan fytyrën e vërtetë, ne ishim të parët që u larguam. Pas puçit të ndodhur më 15 qershor, BESA ishte e para nga partitë që reagoi dhe e quajti si organizatë terroriste. E gjithë kjo tregon se BESA rezultatet e mira në zgjedhje i fitoi falë relacioneve me Turqinë. Për atë ata (tjerët) po bëjnë propagandë kundër nesh. Ne duam që opinioni publik të dijë se këto konstatime siç i keni bërë në shkrimin tuaj janë të padrejta dhe të pabaza” raportohet t’i ketë thënë zyrtari i Lëvizjes Besa, gazetës Sabah nga Turqia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat