Kasami: Besa është e gatshme të kontribuojë në reformat që burojnë nga raporti i Pribe-së

Maqedonia

Kasami: Besa është e gatshme të kontribuojë në reformat që burojnë nga raporti i Pribe-së

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 13:47
Ambasadori norvegjez në Shkup, Arne Sannes Bjornstand, ka vizite tek Lëvizja Besa ku është takuar me koordinatorin e kësaj partie, Bilall Kasami, dhe anëtarin ë kryesisë qendrore, Kastriot Rexhepi.

Ambasadori norvegjez në Shkup, Arne Sannes Bjornstand, ka vizituar sot Lëvizjen Besa ku është takuar me koordinatorin e kësaj partie, Bilall Kasami, dhe anëtarin ë kryesisë qendrore, Kastriot Rexhepi.

Siç bën të ditur kjo lëvizje ”në këtë takim është biseduar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend sidomos për pikat strategjike që mund ta nxjerrin vendin nga kjo krizë institucionale dhe politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Më këtë rast Lëvizja Besa shprehu qëndrimet e saja përkitazi me zhvillimet e fundit dhe kombinatorikat qeveritare.

Për Lëvizjen Besa platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së euro – integrimeve. Besa ka bërë të ditur se është e gatshme ta jap kontributin e saj në këtë drejtim dhe të bëhen reformat e nevojshme që burojnë nga raporti i Pribes”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat